AKTUALITET /

Përfundon pas 3 orësh protesta anti-qeveritare para Kryeministrisë, protestuesit pastrojnë territorin para se të largohen

Në përfundim të tubimit, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi qytetare duke pastruar mbeturinat e lëna pas gjatë protestës.

Shkruar nga Versus

Përfundon pas 3 orësh protesta anti-qeveritare para

Mijëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 12-të të protestës së tyre kombëtare, duke vijuar tubimet kundër projektit në Zvërnec dhe me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e 12-të, janë bashkuar studentë dhe emigrantë shqiptarë, ndërsa pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta dhe flamuj kombëtarë, duke artikuluar thirrje të ndryshme politike dhe sociale për ndryshim.

Në përfundim të tubimit, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi qytetare duke pastruar mbeturinat e lëna pas gjatë protestës.

Nga podiumi u kërkua që të pranishmit të mos largoheshin pa mbledhur mbetjet e krijuara gjatë aktivitetit, duke e cilësuar këtë si një akt respekti ndaj hapësirës publike dhe komunitetit.

“Ju lutem pastroni vendin”, ishte mesazhi i përsëritur në mbyllje të protestës, ndërsa qytetarët u ftuan të linin sheshin të pastër pas përfundimit të tubimit.

Tubimi ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar dhe transmetuar live zhvillimet nga protesta në Tiranë, ndërsa ka shkruar se mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit.Versus.al

 

Poll