
Mijëra qytetarë vijojnë të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë.
Me thirrjen “Rama ik”, protestuesit i janë drejtuar “Rrugës së Kavajës” duke marshuar sipas një itinerari tashmë të zakonshëm prej 12 ditësh qëkur kanë nisur protestat antiqeveritare.
Të rinj e të reja, qytetarë të moshave të ndryshme morën pjesë mbrëmjen e sotme në tubim ku përmes fjalimeve i kërkuan kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.
Protestat patën si zanafillë projektin turistik të Zvërnecit i financuar nga dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner së bashku me bashkëshorten Ivanka Trump.
Të shtunën e 29 majit, qytetarë të zonës së Zvërnecit kundërshtuan rrethimin e pronës së tyre por disa roje të sigurisë private përdorën forcën duke dhunuar e marrë zvarrë një prej pronarëve të tokës.
Kjo shkaktoi revoltë e cila më pas u zgjerua me evidentimin e problemeve të thella sociale dhe ekonomike, për të kaluar me kërkesa politike ndaj qeverisë.

