AKTUALITET /

Investoi paratë e motrës së ndjerë, invalidi në Theth në gjendje të rënduar! Banori: Mund t’i bëjë diçka vetes

Më herët, banori me aftësi të kufizuara Bekim Koçeku tentoi të dilte para fadromave për të mos lejuar prishjen e strukturave prej druri duke pretenduar se kishte investuar paratë e motrës së ndjerë dhe se kishte miliona lekë borxh.

Shkruar nga Versus
Investoi paratë e motrës së ndjerë, invalidi në Theth
Bekim Koçeku

Ditë më parë, pamjet ku një person me aftësi të kufizuara përplasej me policinë në Theth teksa IKMT i shembte strukturat e ngritura në tokën e tij, u bënë virale në rrjet.

Me këmbëngulje, banori Bekim Koçeku refuzonte të largohej duke u shprehur se kishte investuar paratë që i kishte dhënë e motra e ndjerë, ndërsa pati edhe përplasje fizike me efektivët të cilët po përpiqeshin të mos e lejonin që të pengonte punën e fadromës së IKMT.

Gjendja e tij emocionale paraqitet tejet e rënduar dhe njëri prej banorëve gjatë një takimi që pati me Pëllumb Pilinçin ditën e djeshme, tha se personi me aftësi të kufizuara mund të tentonte t’i jepte fund jetës.

Investoi paratë e motrës së ndjerë, invalidi në Theth
Pëllumb Pilinçi dhe banori në Theth

“Një invalid që të vetmen mundësi për të punuar, duke parë që shteti ynë nuk i suporton invalidët, por jo vetëm ata, as bujqit etj etj..por në rastin konkret nuk kishte rrugë tjetër mori borxh tek unë, tek kushëriri, tek halla, tek motra që ndërroi jetë. Të gjitha kursimet që e motra i kishte ia dha vëllait të saj invalid për ta ndihmuar të ecte përpara.

Invalidi që ishte këtu që ishte edhe i zoti i truallit dhe i ndërtimeve, nuk kishte të ardhura të tjera. Zoti ia mori këmbët, Edi Rama i mori shpirtin. Po e mbajnë në Shkodër, është në depression të thellë. Mezi mbahet sepse njerëzit po e ruajnë, mbase mund të kryejë diçka. Gjendja e tij emocionale dhe shpirtërore, është përtokë”- u shpreh banori mes të tjerash. Versus.al

Poll