Një 28 vjeçar i identifikuar si Edrin Varaku është arrestuar nga policia pasi u kap me pistoletë brenda marsupit që mbante me vete.
Gjatë kontrolleve të forcave “Shqiponja” në automjetin që drejtohej nga A.L në zonën e plazhit, u gjet pistoleta së bashku me municionin luftarak që zotërohej nga Varaku. Ky i fundit ishte pasagjer në automjet. Për rrjedhojë u procedua edhe shoferi për moskallëzim krimi.
Varaku rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasjen e ndodhur në 2013-ën që tronditi vendin. Asokohe ai vrau me pushkë brenda shkollës “Beqir Çela” bashkëmoshatarin 15 vjeçar Adriatik Totën me motivin se ky i fundit e kishte sharë nga motra.
Krimi tronditi gjithë vendin dhe pati reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi ngjarjen si alarm të fortë. Versus.al

