AKTUALITET /

Kërcënimet/ Meksi: Heshtje nga institucionet, në grupin e auditimit njerëz të Beqirit dhe Agasit

Drejtori i MCN TV: Tentativa për heshtje dhe mungesë hetimi mbi sulmet ndaj biznesit dhe medias

Shkruar nga Versus

Kërcënimet/ Meksi: Heshtje nga institucionet, në grupin e

Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, deklaroi në studio se nuk ka marrë asnjë informacion nga policia lidhur me kërcënimet e shumta ndaj tij dhe biznesve që ai zotëron. Ai tha se çështja duket se nuk ka interes për t’u ndjekur nga autoritetet.

“Nuk kemi marrë asnjë zhvillim nga policia. Dosja u referua në prokurori pas denoncimit tim më 10 mars, dhe unë paraqita një ankimim më 18 mars. Që nga ajo kohë nuk kam asnjë informacion të mëtejshëm,” tha Meksi.

Ai shtoi se ngjarjet e fundit lidhen me bizneset që ai menaxhon, përfshirë sektorë të ndjeshëm si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH. Sipas tij, nuk është hera e parë që përballet me situata të tilla, por mënyra e trajtimit nga autoritetet ka ngjallur dyshime.

“Disa nga detajet e mbledhura nga gazetarët e kronikës tregojnë se pamjet e kamerave nuk janë dërguar në prokurori, gjë që duket si tentativë për të heshtur çështjen. Pyetja kryesore që më bëhet është ‘pse e denoncove?’ Unë e bëra këtë për të kërkuar transparencë,” tha Meksi.

Ai bëri të qartë se sulmet lidhen me aktivitetin e tij biznesor dhe ndërhyrjet në sektorë ku ka pasur gjithmonë kontrolle dhe auditime. Sipas tij, në grupin e auditimit të biznesit të tij janë përfshirë persona të dërguar nga zyrtarë të njohur, duke zvarritur procesin për mbi një vit.

Meksi tha se përmes kallëzimeve të tij te SPAK dhe Ministria e Financave ka synuar të tregojë vendosmëri dhe të ruajë pavarësinë e medias që ai drejton.

“Qëllimi im është të siguroj funksionimin e ligjit dhe të mbroj pavarësinë e MCN TV, duke dokumentuar çdo detaj me kujdes,” përfundoi Meksi.

Po gjatë të njëjtës intervistë, Meksi ka rrëfyer dhe një raport sentimental jashtëmartesor me një pjestare të stafit të MCN-së, raport i cili sic tha vetë ai kishte zgjatur 3 vjet dhe kishte përfunduar në fund të vitit të kaluar. Meksi tha se ndoshta dhe kjo histori e përfunduar jo mirë mund të jetë pas sulmeve që po i vijnë. 

Poll