
Apeli i Gjykatës së Posaçme caktoi sot datën 18 qershor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, pasi seanca e sotme u shty për arsye që ende nuk dihen.
Kjo është hera e disatë që Ilir Meta dorëzon kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë duke lënë edhe garanci pasurore. para disa ditësh, Meta doli nga qelia 2 ditë radhazi për të marrë pjesë në varrimin e të atit dhe pritjen e ngushëllimeve në shtëpinë e tij në Skrapar.
Më 18 mars, Gjykata e Posaçme vendosi që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Versus.al

