Është zbardhur dëshmia e kamarierit të lokalit në Manëz ku nisi konflikti mes të rinjve që më pas përfundoi me vdekjen e 2 personave. Ai ka rrëfyer se i shpalluri në kërkim, Daniel Pepa së bashku me Aranit Kurtin kishin shkuar në lokal dhe i kishin kërkuar një kafe.
Kamarieri u ishte përgjigjur duke i thënë se ekspresi ishte fikur që në orën 00:00 dhe se nuk mund t’i bënte kafe. Në këtë moment Daniel Pepa i cili kishte njohje me kamarierin ka shpërthyer në fyerje kundrejt këtij të fundit.
Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi i cili i ka thënë se nuk mund ta fyente kamarierin pasi ishte ulur me të në tavolinë.
Pas ndërhyrjes së Paluçit kanë nisur debatet verbale mes tyre të cilat degjeneruan deri në përdorimin e armës së zjarrit. I pari që ka qëlluar ka qenë Flori Paluçi i cili vrau Aranit Kurtin, 23 vjeç ndërsa më pas Daniel Pepa ka qëlluar kundrejt Paluçit duke e lënë të vdekur.
Vrasjet ndodhën jashtë lokalit që gjendej shumë pranë komisariatit të policisë. Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar 7 persona për t'i marrë në pyetje mbi ngjarjen. Në lokal kanë qenë të pranishëm 5 persona në momentin e krimit. Versus.al







