AKTUALITET /

“Kishim pirë drogë”, lihen në burg djemtë e pronarit të ‘Uba Bank’ që rrëmbyen bosin e call-center dhe i kërkuan 2 mln €

Ata kanë pretenduar se kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkruar nga Versus
“Kishim pirë drogë”, lihen në burg djemtë e
Florian Sula, dy vëllezërit Jurgen e Kevin Neza

Gjykata e Tiranës caktuar masën “arrest në burg” për dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza dhe kushëririn e tyre Hysen Neza, të cilët akuzohen morën peng ndërtuesin Florjan Sula pak ditë më parë duke e dhunuar në një magazinë në Xhafzotaj të Durrësit.

Tre të arrestuarit nuk kanë folur në sallën e gjyqit, por avokati i tyre mbrojtës Ferdinand Cakaj ka pretenduar se ata nuk e kanë marrë peng Sulën, por ky i fundit i kishte atyre një borxh 60 milionë lekë dhe se e morën me automjet për tu sqaruar.

Mbrojtja pretendoi se të klientët e tij kur kanë konstatuar se Florjan Sula ka qenë në pamundësi financiare për ti kompensuar shumën e parave e kanë lënë të lirë.

Njëri prej tyre theksoi mbrojtja është vetëdorëzuar pasi mësoi që ishte në kërkim, ndërsa dy të tjerët kanë qenë në momente depresioni dhe nën efektin e lëndëve narkotike, por nuk paraqiti dokumentacion në gjykatë për të vërtetuar këtë pretendim.

Tre të arrestuarit pak ditë më parë, u prezantuan si agjentë të BKH dhe rrëmbyen 32-vjecarin të cilin e mbajtën për disa orë peng në një subjekt privat. Sipas hetimeve paraprake, në 31 mars tre të rinjtë rrëmbyen , dhunuan dhe i kërkuan Florjan Sulës 2 milionë euro në këmbim të lirimit të tij.

Sula i premtoi tre personave se do t’i jepte një shumë prej 500 mijë euro, por biznesmeni pas lirimit denoncoi rastin në polici. Mësohet se Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania. Versus.al

Poll