AKTUALITET /

Kjo është arma e kr*mit që përdori Daniel Pepa në Manzë, si ndodhi mas*kra

Konflikti nisi për një kafe në një lokal në Manëz përfundoi tragjikisht me dy të vrarë

Shkruar nga Versus

Kjo është arma e kr*mit që përdori Daniel Pepa në

Policia ka sekuestruar pistoletën tip “Beretta” të cilën Daniel Pepa përdori për të vrarë Flori Paluçin në Manzë të Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 të natës (22 tetor), një konflikt i nisur për një kafe në një lokal në Manëz përfundoi tragjikisht me dy të vrarë. Debati filloi pasi kamerieri i lokalit, 23-vjeçari Aranit Kurti, i tha klientit Daniel Pepa se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund të përgatiste kafe.

Përplasja verbale me fjalë u agravua pas ndërhyrjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në mbrojtje të kamarierit.

Tre të rinjtë dolën në oborrin e lokalit, ku sipas hetimeve paraprake Paluçi qëlloi i pari dhe vrau kamerierin Kurtin. Më pas, Daniel Pepa mori armën dhe vrau Paluçin.

Pepa u shpall në kërkim, ndërsa disa persona u shoqëruan për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor.

Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Poll