AKTUALITET /

‘Kumbari’ i grupeve të Dizdarit, Çopjave e Gjikës, kush është njeriu në hije që u godit dje nga SPAK

Shkruar nga Versus
‘Kumbari’ i grupeve të Dizdarit, Çopjave e Gjikës,
Eldi Dizdari alias Denis Matoshi dhe Dritan Gjika

Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme njoftoi goditjen e një tjetër grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave nëpërmjet investimit në prona luksoze në Shqipëri. Mes 10 emrave për të cilët u lëshuan urdhër-arreste, binin në sy dy më të njohurit, Eldi Dizdari dhe Dritan Gjika.

Por në fakt kreu i këtij grupi është dikush tjetër, një emër krejtësisht i panjohur për opinionin publik shqiptar, Shpëtim Aliu ose Salvatore Aliu. Grupet kriminale të drejtuara nga Dizdari, Çopjat apo Gjika ishin vartës të Aliut i cili kokainën e sillte nga Ekuadori.

Sipas detajeve të mësuara, vëllai i Shpëtim Aliut, Isa Aliu ishte personazhi kryesor që merrej me pastrimin e parave të drogës nëpërmjet bizneseve të tij.

Koka e zinxhirit të rrjeteve kriminale, Shpëtim Aliu dyshohet se strehohet prej vitesh në Dubai, ndërsa për identitetin e tij nuk ka asnjë fotografi apo të dhënë në burimet e informacionit publik. Hetimet e nisura në vitin 2020 nga SPAK kanë treguar sesi grupet kriminale kanë investuar shuma prej qindra miliona eurosh në blerjen e pasurive të paluajtshme e bizneseve të ndryshme.

Deri më tani, si pasojë e goditjes së grupit kriminal është arrestuar vetëm Florjan Musaj, ndërsa 9 urdhër-arreste të tjera mbeten ende të paekzekutuara. Versus.al

Poll