AKTUALITET /

Lirohet nga qelia Jurgis Çyrbja, pjesën më të madhe të dënimit e kaloi në paraburgim

Çyrbja ishte arrestuar në tetor 2024 dhe më 3 nëntor 2025 u dënua me 3 vite burg për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit.

Shkruar nga Versus
Lirohet nga qelia Jurgis Çyrbja, pjesën më të madhe
Jurgis Çurbja

Ish-deputeti i Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste për Durrësin është liruar ditën e sotme nga qelia, pasi ka kryer pjesën më të madhe të dënimit të tij prej dy vitesh për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të eksponentëve të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Gjykata e Posaçme e kishte dënuar më 3 nëntor të vitit të kaluar me tre vjet, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në dy vite burgim.

Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 dhe periudha e paraburgimit, mbi një vit, u llogarit si pjesë e dënimit, duke i mundësuar lirimin e tij.

Ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit më 10 tetor 2024, një ditë para ngritjes së akuzës për shpërdorim detyre lidhur me drejtimin e Hipotekës së Durrësit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se Çyrbja kishte koordinuar aktivitete kriminale me personazhe të njohur të botës së krimit, përfshirë Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën, duke përdorur komunikime në “Sky ECC” dhe “Matrix”.

Në të paktën 8 raste, ish-deputeti dyshohet se ofroi informacion nga sistemi TIMS dhe të dhëna të tjera sekrete për të ndihmuar personat në kërkim që të shmangnin kapjen nga autoritetet.

Gjykata e Apelit konfirmoi masën e lirimit, duke marrë parasysh periudhën e gjatë të paraburgimit dhe pjesën e mbetur të dënimit që ishte minimale. Hetimet ndaj ish-deputetit dhe të përfshirëve të tjerë në këtë rast vijojnë./Versus.al

Poll