AKTUALITET /

Mashtroi kompaninë shqiptare për pjesë makinash, ekstradohet gruaja rumune që përfitoi mbi 33 mijë euro (EMRI)

Shkruar nga Versus

Mashtroi kompaninë shqiptare për pjesë makinash, ekstradohet

Autoritetet shqiptare kanë kryer ekstradimin në Shqipëri të Aurelia Bratinau, 37 vjeçares nga Rumania e cila dyshohet se mashtroi një kompani shqiptare nëpërmjet emaileve fiktive.

Në vitin 2022, gjykata e Tiranës e ka dënuar 37 vjeçaren me 5 vite burg për veprën penale ‘mashtrimi kompjuterik’ dhe e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës mars-prill të vitit 2019, ajo përfitoi 33.500 euro duke mashtruar përfaqësuesit e një kompanie shqiptare sa  itakon shitblerjes së pjesëve të automjeteve. Ajo u dërgonte emaile nga llogari me kredenciale të ngjashme me ato të llogarive me të cilët kompania shqiptare bashkëpunonte jashtë shtetit.

Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar. Arrestimi i të dënuarës, u bë në Gjermani dhe më pas nisën procedurat për ekstradimin e saj. Versus.al

Poll