AKTUALITET /

Mirlinda Karçanaj pa shtëpi, por milionat i shkonin të maskuara në kuti vere

Shkruar nga Versus
Mirlinda Karçanaj pa shtëpi, por milionat i shkonin të maskuara
 Mirlinda Karçanaj

Në dosjen e SPAK tregohet dhe mënyra se si Mirlinda Karçanaj i merrte ryshfetet shpeshherë dhe të kamufluara permes zyrtarit të saj, Daniel Shima në atë kohë një nga figurat kyçe në AKSHI.

Në dosje thuhet se Karçanaj ka përfituar nga Daniel Shima vlerën e 200.000 euro në mënyrë indirekte nga Arjola Koromani administratore e 'Soft&Sulotion' në pronësi të Ermal Beqirit përmes zyrtarit të tij në disa raste dhe në ‘kuti vere’ të mbushura me prerje 100,200 dhe 500.

Përveç kësaj thuhet në dosje, Mirlinda Karçanaj  ka përfituar nga persona të tjerë të lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi ku përmendet blerja e tre pasurive të paluajtshme dy në Tiranë dhë një në Qerret, me qëllim favorizimin e shoqërisë “Soft & Solution" apo dhe kompanive të tjera në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga institucioni që ajo drejtonte (AKSHI)./Versus.al

 

Poll