AKTUALITET /

“Na ndihmo, po na vret!”/ Kanosi me thikë familjen e ish-kandidates së PD, shpallet në kërkim 21 vjeçari (EMRI)

Një 21-vjeçar nga Kamza, Mariglen Bajrami, është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë të ftohtë familjarët e ish-kandidates për deputete të Partisë Demokratike, Matilda Qurku. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Shkruar nga Versus

“Na ndihmo, po na vret!”/ Kanosi me thikë familjen e

Një 21-vjeçar nga Kamza, Mariglen Bajrami, është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë të ftohtë familjarët e ish-kandidates për deputete të Partisë Demokratike, Matilda Qurku.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë restorantit në pronësi të familjes së Qurkut. Pas një konflikti verbal, Bajrami iu afrua babait të Qurkut me një thikë të fshehur, akt që u filmua dhe u dorëzua në polici.

Ish-kandidatja për deputete shkruan në Facebook: 

Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.

Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.
U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.
Kur nipi pa armën, i thotë:
“Jepi gaz se ka armë!”
Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:
“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”
Babai im ishte shumë pranë agresorit.
Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.
Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.
Agresori largohet... por jo për t’u ndalur.
Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.
Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:
“Na ndihmo, po na vret!”
është diçka që s’do ta harroj kurrë.
Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.
E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.
Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:
SIGURI dhe DREJTËSI.
Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin
Mbrojtje për familjen time.
Zbatim të ligjit për të gjithë.
---
Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –
jo për të bërë zhurmë,
por për të treguar të vërtetën.
P.S:
Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit

 
Poll