MAGAZINË /

FOTO / Shqiptarja u martua me kampionin e botës, njëri nga fustanet e nuses me çentrot e gjysheve

Vogue zbulon detaje nga dasma luksoze e Benjamin Pavard-it dhe Kleofina Pnishit. Dasma e vitit? Jo vetëm kaq! Kleofina & Pavard shkruajnë një përrallë të modës dhe dashurisë në Amalfi!

Shkruar nga Versus

FOTO / Shqiptarja u martua me kampionin e botës, njëri nga fustanet e

Merr frymë thellë, sepse kjo nuk është një dasmë e zakonshme... është përzierje hollivudiano-pariziane me aroma gjakovare dhe shije mesdhetare! Revista Vogue ka zbuluar gjithçka për superdasmën që po bën xhiron e rrjeteve sociale: aktorja e modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe kampioni francez Benjamin Pavard i thanë “PO” në një maratonë tre-ditore dashurie në bregun magjepsës të Amalfit, nga 17 deri më 19 korrik 2025.

FOTO / Shqiptarja u martua me kampionin e botës, njëri nga fustanet e

Nga Kosova në Itali, me stil "à la mode"!
Çifti i dashuruar që nga viti 2022, zgjodhi t’i japë fund beqarisë me një ceremoni që më shumë dukej si skenë nga një film romantik sesa një dasmë tradicionale. Nisi me një ceremoni civile në një abaci të rrënuar në Ravello (po, aq poetike sa tingëllon), vijoi me një dasmë fetare që të linte pa frymë dhe mbaroi me një brunch “për sy e faqe” në Giardini del Fuenti, buzë shkëmbinjve që ledhatohen nga deti Tirren.

FOTO / Shqiptarja u martua me kampionin e botës, njëri nga fustanet e

Nëse mendoni se Kleofina do mjaftohej me një fustan nusërie, oh, sa gabim jeni!

Për ceremoninë civile: një fustan minimalist (por me shije të thellë) nga Danielle Frankel.
Për darkën glam: një krijim vintage nga Versace, për t’i dhënë një “ciao bella” modës italiane.
Dhe, kulmi? Një fustan mbretëror nga Nicole and Felicia, që ndaloi kohën.
Por prisni, ka më shumë: në brunch, ajo dhe Pavard u shfaqën me një look të kombinuar nga Jacquemus: çift që vishet bashkë, rri bashkë!
Por momenti më i veçantë? Një fustan unik, punuar tërësisht me dorë në teknikën tradicionale shqiptare të grepit, nga dizajnerja kosovare Diana Qerimi. Kjo veshje nuk ishte thjesht e bukur – ishte një homazh për rrënjët e saj kosovare, përkujtesë e fëmijërisë dhe dashurisë familjare.

FOTO / Shqiptarja u martua me kampionin e botës, njëri nga fustanet e

Trashëgimia që preku zemrat

FOTO / Shqiptarja u martua me kampionin e botës, njëri nga fustanet e
Kleofina, e njohur për lidhjen e saj të fortë me kulturën kosovare, nuk harroi rrënjët. Një fustan për brunch u krijua nga çentro të vjetra të ruajtura nga gjyshja e saj dhe ajo e Benjamin-it. Po, lexove drejt: çentro gjysheje në fustan 'haute couture', më shumë zemër nuk ka ku shkon!

Një dasmë, një spektakël

FOTO / Shqiptarja u martua me kampionin e botës, njëri nga fustanet e

Kleofina dhe Pavard nuk bënë thjesht një martesë, ata krijuan një moment të pavdekshëm që përzihet mes dashurisë, modës dhe identitetit. Me ftesa të përzgjedhura, stil të personalizuar në çdo detaj dhe mesazhe të thella emocionale, kjo dasmë nuk ishte vetëm trend... ishte standard i ri.../ VERSUS

Poll