MAGAZINË /

Dhëndër në Kosovë, futbollisti francez bën shqiponjën me duar pas golit të shënuar

Shkruar nga Versus

Dhëndër në Kosovë, futbollisti francez bën

Mbrojtësi i kombëtares franceze të futbollit, Benjamin Pavard ka shënuar për herë të parë në skuadrën e tij të re, Marseille.

Mirëpo vëmendjen e mori festa e tij duke bërë simbolin e shqiponjës. Pasi u martua me shqiptaren nga Gjakova, Kleofina Pnishi, Pavard nuk ka harruar t’i përshëndesë shqiptarët me golin ndaj Lorient.

Pas asistimit të Mason Greenwood, Pavard e dërgoi topin brenda rrjetës për ta dyfishuar epërsinë dhe menjëherë bëri shqiponjën.

Marseille aktualisht është në epërsi me rezultat bindës 3:0, ndërsa zë pozitën e katërt në tabelë me gjashtë pikë. Versus.al

Poll