AKTUALITET /

Ndahet parakohe nga jeta mjekja anesteziste në QSUT, Nertila Kodra Gora

Shkruar nga Versus
Ndahet parakohe nga jeta mjekja anesteziste në QSUT, Nertila Kodra Gora
Nertila Kodra Gora

Mjekja Anesteziste Reanimatore në QSUT, Nertila Kodra Gora ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, betejën e gjatë me të cilën nuk e ka fituar dot. Kolegët kanë ndarë një mesazh ngushëllimi.

"Pas një beteje të gjatë e të vështirë me një sëmundje të rëndë, Nertila u largua nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin tonë profesional.

Ajo e përballoi çdo sfidë me kurajo, dinjitet dhe forcë të jashtëzakonshme – një shembull frymëzimi për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë pranë saj.

Nertila ishte një profesioniste e përkushtuar, një njeri i dashur dhe një shtyllë në radhët e anestezistëve reanimatorë në vendin tonë", thuhet ndër të tjera në mesazhin e ndarë nga Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë.

ASAI shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët, ndërsa thekson se kujtimi i doktoreshë Nertilës do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e kolegëve që ajo ndante çdo ditë punën në spitalin "Nënë Tereza".

Poll