
Falë ndërprerjes së reshjeve të dendura të shiut që kishin përfshirë vendin që prej disa ditësh, sot niveli i lumit Vjosa ka shënuar rënie. Aktualisht lumi ka shkuar në kuotën e 8.4 metrave nga 9 metra që ishte, duke bërë që uji të nisë tërheqjen gradualisht.
Por problematike mbetet zona e Bishanit ku prezenca e ujit në nënkalimin me të njëjtin emër, vijon të mbetet 2 metra, duke e bërë të pamundur qarkullimin.
Ndërsa uji ka hyrë në rreth 20 familje në Bishan, në pjesën e jashtme të banesave, duke shkaktuar dëme dhe shqetësim për banorët e zonës. Ditën e djeshme, u evakuuan qindra banorë të njësisë administrative të Novoselës e Ferrasit për shkak të rrezikut të mundshëm që mund t’u kanosej nëse reshjet e shiut do të vijonin. Versus.al


