
Policia belge vuri nw pranga pas njw ndjekje me makinw një të ri shqiptar që refuzoi të ndalonte dhe fluturoi nga dritarja e makinës së tij 4 kg kokainë të pastër, me vlerë tregu gati 200 mijë euro nëse shitej e gjitha.
Operacioni u zhvillua ditën e martë (3 Shtator) në zonën e Rivierenland, në Mechelen.Policia njoftoi se mori një sinjalizim të martën në mbrëmje përmes kamerave të ANPR, për një automjet të dyshimtë në Koningin Astridlaan. Oficerët ndoqën makinën dhe i bënë thirrje shoferit të ndalojë.

Gjatë kontrollit të parë të përciptë, 22-vjeçari me origjinë shqiptare u soll me nervozizëm dhe tregoi një histori jokoherente për praninë e tij në rajon. Pas ndjekjes mjeti u lokalizua në zonën e Europalaan, por i riu flaku çantën sportive, që brenda përmbante dy pako të mëdha, me nga dy kg secila kokainë, tashmë e sekuestruar.
Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, është arrestuar dhe dërguar në gjykatë, ku mori masën “arrest me burg” deri në fund të procesit hetimor. Gjithashtu i janë sekuestruar makina, 2 celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash (Euro) të gjetura në makinë.

