AKTUALITET /

Në çdo rrugë parkime me pagesë, banorët e Durrësit ngrihen në protestë

Qytetarët thonë se në kushtet kur transporti publik nuk është me standartet që ata kërkojnë, makina bëhet "domosdoshmëri" dhe jo "luks".

Shkruar nga Versus
Në çdo rrugë parkime me pagesë, banorët e
Foto nga Durrësi

Qindra banporë të Durrësit u mblodhën pasditen e sotme para bashkisë për të protestuar kundër vendosjes së parkimit me pagesë në rrugët e qytetit. 

Protestuesit kundërshtojnë zbatimin e sistemit të parkimit me pagesë në zonat A dhe B, ku Bashkia pritet të nisë së shpejti aplikimin e tarifave. Në qytet këtë muaj ka nisur vijëzimi me blu i rrugëve kryesore të qytetit. Qytetarët thonë se ky vendim do ta rëndojë më shumë situatën e problematikave për parkimet dhe për buxhetin e qytetarëve. 

Problem në qytet mbetet mungesa e transportit publik me standartet e kërkuara nga qytetarët duke i bërë makinat private një domosdoshmëri për zonat rurale dhe jo "luks". Versus.al

Poll