AKTUALITET /

Në kërkim për TEC pa leje në pronë publike, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Meqemeja! Ja çfarë deklaroi

Në dëshminë e dhënë në polici Meqemeja ka pretenduar se i gjithë ndërtimi është bërë me dijeninë e plotë të autoriteteve.

Shkruar nga Versus

Në kërkim për TEC pa leje në pronë publike,

Ka përfunduar arratia disa ditore e biznesmenit Sokol Meqemeja i cili u shpall në kërkim nën dyshimet se kishte ndërtuar një TEC pa leje në tokë publike në Delvinë me firmën “Delvina Gas”.

Vetë biznesmeni është dorëzuar në polici. Ndërsa pas inspektimit të bërë më herët nga autoritetet u konfirmua se objekti në fjalë nuk ishte TEC, por impiant pastrimi gazi dhe pjesë përbërëse e puseve aktive të nxjerrjes së gazit natyror.

Meqemeja ka dhënë dëshminë në komisariat ku e ka konsideruar aksionin ndaj tij një rrjedhojë të informacioneve dashakeqe.

“Ka qenë një keqkuptim i ushqyer nga informacione dashakeqe. Impianti është pjesë integrale e procesit të filtrimit të gazit dhe nuk ka asnjë lidhje me prodhimin e energjisë.”- mësohet të jetë shprehur biznesmeni. 

Sipas biznesmenit të gjitha dokumentet ligjore, teknike apo mjedisore janë në rregull dhe impianti është bërë nën dijeninë e autoriteteve.

Më herët policia liroi edhe dy inxhinierët e arrestuar të Delvina Gas. Sokol Meqemeja nuk është biznesmen i panjohur për opinionin publik, pasi emri i tij shfaqet edhe në dosjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që po hetohet nga SPAK. Versus.al

Poll