AKTUALITET /

Nënkomisari në Elbasan u arrestua për fajde e kanosje, pezullohet edhe vëllai i tij polic! Tentoi të fshihte provat

Efektivi i komisariatit të policisë nr.4 në Tiranë tentoi të fshihte provat për të shpëtuar vëllain e tij, nënkomisarin Edison Pemaj i cili u arrestua në korrik për fajde dhe kanosje.

Shkruar nga Versus

Nënkomisari në Elbasan u arrestua për fajde e kanosje, pezullohet

Agjencia e Mbikëqryrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së Elbasanit për masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe detyrim paraqitje për efektivin e policisë E.P dhe një person tjetër me inicialet E.D.

Ngjarja lidhet me arrestimin e efektivit Edison Pemaj (nënkomisar) më 5 korrik të këtij viti pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë një person të cilit i kishte dhënë para me fajde, të cilit kishte arritur t’i merrte shuma të mëdha parash.

Efektivi i pezulluar së fundmi rezulton të jetë vëllai i policit të arrestuar Edison Pemaj. Së bashku me personin tjetër me inicialet E.D ata u përpoqën të fshihnin provat me qëllim për të shpëtuar nga përgjegjësia penale efektivin Edison Pemaj i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.  Versus.al

Poll