
Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sukth ku një person ka plagosur me thikë nipin e tij dhe bashkëshortin e motrës.
Në pranga ka rënë 32 vjeçari D.L i cili pas një sherri për motive banale me babë e bir, Xh.L, 60 vjeç dhe B.L, 34 vjeç i ka plagosur të dy me thikë. I plagosur mbeti edhe një 28 vjeçar i cili ishte i pranishëm në momentin e sherrit.
Tre të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital. Versus.al

