
Më 26 nëntor të vitit 2019 emri i tij u bë i njohur për një tragjedi që tronditi vendin, ndërsa mbi supe mbante peshën e rënde të tragjedisë së 26 nëntorit, kur 7 anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht.
Albert Cara ishte i vetmi në familjen e tij që mbijetoi pas shembjes së banesës së tyre nga lëkundjet e forta të tërmetit në Thumanë.
Pas 7 vitesh vuajtje dhe dhimbje, sot Cara është shuar pas një arresti kardiak.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale i afërmi i tij, Arben Cara, i cili është drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.
Në postimin e tij, Arbeni shkruan se humbja e familjes së Albert Carës gjatë tërmetit të nëntorit 2019 mbeti një plagë që nuk u shërua kurrë për të.
“Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri. Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij.
Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.
Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, shkruan Arben Cara./ Versus.al

