AKTUALITET /

Të shtëna me armë në Shkodër, arrestohet shoferi që nuk iu bind policisë, në kërkim pasagjeri që qëlloi

Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Shkodër.

Shkruar nga Versus
Të shtëna me armë në Shkodër, arrestohet shoferi
Foto nga vendngjarja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen Kiras të Shkodrës.

Sipas informacioneve, policia ishte në ndjekje të një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë këtij momenti, pasagjeri ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë u arrestua shoferi i automjetit. 

"Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit"- thuhet në njoftim. 

Burime bëjnë me dije se policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë. Versus.al

 

 

Poll