AKTUALITET /

A rrezikohet Shqipëria nga sulmet e Iranit? Reagon ambasada amerikane në Tiranë!

Shkruar nga Versus

A rrezikohet Shqipëria nga sulmet e Iranit? Reagon ambasada amerikane

Lufta në Lindjen e Mesme ka rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa shqetësimet në Shqipëri rriten për sulmet e mundshme nga Irani, duke pasur parasysh se vendi ynë strehon opozitën iraniane MEK.

Në këtë kontekst, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë reagoi duke theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të SHBA-së dhe Shqipërisë për çështjet e sigurisë.

“Si aleatë në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinohen rregullisht për shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë njëkohësisht,” u shpreh ambasada amerikane për Euronews Albania.

Shqipëria strehon prej vitesh rreth 3,000 anëtarë të opozitës iraniane MEK, të vendosur në zonën e Manzës në Durrës. Ndërkaq, ish-lideri suprem i Iranit, Ali Ajatollah, e ka quajtur Shqipërinë “vend djallëzor”, pas sulmeve të SHBA-së dhe Iranit.

Situata thekson rëndësinë e koordinimit ndërkombëtar për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.

Poll