AKTUALITET /

Forcat xheniere hapin çantën e dyshimtë në Tiranë, ja çfarë u gjet brenda

Alarm në qendër të Tiranës pasi u gjet një çantë e dyshimtë pranë 15-katëshit; pas ndërhyrjes së njësisë anti-eksploziv rezultoi se brenda saj kishte vetëm vegla pune dhe nuk paraqiste rrezik.

Shkruar nga Versus

Forcat xheniere hapin çantën e dyshimtë në Tiranë,

Një çantë e dyshimtë e konstatuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qendër të kryeqytetit ka shkaktuar alarm te banorët dhe autoritetet, pasi u pikas pas 15-katëshit.

Sipas burimeve për mediat, pas njoftimit nga qytetarët, forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën për të garantuar sigurinë. Në vijim ndërhyri njësia anti-eksploziv, e cila kreu kontrollin e objektit të dyshuar.

Pas verifikimeve rezultoi se brenda çantës ndodheshin vetëm vegla pune, duke përjashtuar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

/Versus.al

Poll