AKTUALITET /

Nuk trajtoi mbetjet metalike sipas ligjit, nis procedimi penal ndaj administratorit të “Maresh SHPK”, Mariglen Hasa, gjobë edhe për kompaninë

Sipas njoftimit zyrtar, kompania, e cila ushtron aktivitetin e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve me përmbajtje metalike, nuk ka respektuar detyrimet ligjore, duke mos i trajtuar mbetjet sipas rregullave në fuqi.

Shkruar nga Versus

Nuk trajtoi mbetjet metalike sipas ligjit, nis procedimi penal ndaj

Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal ndaj shtetasit Mariglen Hasa, administrator i kompanisë “Maresh SHPK”, për shkelje të legjislacionit në fushën e trajtimit të mbetjeve.

Sipas njoftimit zyrtar, kompania, e cila ushtron aktivitetin e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve me përmbajtje metalike, nuk ka respektuar detyrimet ligjore, duke mos i trajtuar mbetjet sipas rregullave në fuqi.

Gjatë një kontrolli të kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje të patrajtuara sipas standardeve ligjore.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa për shkeljet e evidentuara, subjekti është ndëshkuar edhe me një masë administrative në vlerën 2 milionë lekë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 38 vjeç, banues në Elbasan. Në subjektin që ai administron, për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit, subjekti u ndëshkua me masë administrative 2 000 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Versus.al

Poll