Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm në kushtet kur mandati i Olsian Çelës mbaron së shpejti.
Kandidatët për postin e lartë kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentet dhe aplikimet e tyre. Mandati i kryeprokurorit Olsian Çela përfundon në dhjetor 2026. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se kandidaturat duhet te paraqiten pranë KLP.
Çela e mori detyrën si kryeprokuror i përgjithshëm në dhjetor të vitit 2019 duke pasuar Arta Markun. Versus.al

