
Nga 23 protestuesit e shoqëruar sot nga policia gjatë tensioneve para Kuvendit, 4 prej tyre do të mbeten në paraburgim.
Avokati Gentian Sejrani në një prononcim për mediat tha se ata do të dalin nesër para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë.
Sipas avokatit, e njëjta masë mund të merret edhe për pjesën tjetër të protestuesve.
Mësohet se 4 personat që do të kalojnë natën në qeli, akuzohen për shkatërrim të pronës publike dhe prishjes së qetësisë publike.Versus.al

