
Shkrumbohet nga flakët një automjet, mesditën e sotme në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin që lidh fshatrat Kuç dhe Qeparo.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur shpërthyen flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Himarës, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve.
Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.
Sapo kanë konstatuar flakët, personat që ndodheshin në automjet kanë dalë menjëherë jashtë, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre.Versus.al

