AKTUALITET /

Operacioni me 27 të arrestuar për drogë në Tiranë, mes tyre 2 drejtues të kompanisë "ONE Albania"

Grupi me 27 persona shpërndante drogë në 13 zona të Tiranës.

Shkruar nga Versus
Operacioni me 27 të arrestuar për drogë në Tiranë, mes
Operacioni i policisë

Një operacion i gjerë u zhvillua dy netë më parë në kryeqytet ku u arrestuan 27 persona nën dyshimin se ishin të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike. 22 prej tyre u arrestuan gjatë këtij operacioni, ndërsa 5 të tjerë ishin arrestuar më herët.

Detajet e zbardhura ditën e sotme, bëjnë me dije se pjesë e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë ishin edhe dy drejtorë të lartë të kompanisë telefonike “One Albnia”. Bëhet fjalë për Erald Sinën, me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania.

 

Të dy u arrestuan në kuadër të operacionit të zhcilluar, ndërsa janë identifikuar në total 31 persona të tjerë të cilët e ushtronin veprimtarinë kriminale.

Personat e arrestuar: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela, Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Kujtojmë se Erald Sina ishte vënë nën hetim nga autoritetet shtetërore për fshehjen e një ngjarje të ndodhur më 25 dhjetor të vitit të kaluar kur dy persona të maskuar hynë në një prej pikave të kompanisë ‘One Albania” në Laprakë dhe dëmtuan drynin e derës së pasme. Versus.al

Poll