
Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit Sali Berisha në procesin gjyqësor për aferën “Partizani” ka kërkuar që Gjykata e Posaçme të thërrasë si dëshmitar edhe kryeministrin Edi Rama i cili gjatë kohës kur pretendohet se është kryer vepra penale e Berishës, ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës.
Sipas Gjokutajt, Rama është një ndër personat kyç që duhet të jetë dëshmitar pasi ka firmosur vendimin për kthimin e territorit nga klub sportive në shesh ndërtimi.
“Cila është gjeneza e këtij procesi, çfarë përmban ky proces. Hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor mjet procedurial në një gjykim të pavarur do ishte në zbulimin e të vërtetës. Është kryer vepra penal dhe cila ka qenë pasoja. E nderuar gjykatë nuk e keni të lehtë detyrën. Nuk ka lidhje asnjë provë apo akt, me shkelje të kryera nga Berisha.
Kërkojmë të thirren si dëshmitar shtetasit e kërkuar nga prokuroria. Gjithashtu të thirren: Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, atë kohë kryetar bashkie, kyç që spak se ka thirrur, që ka përpiluar bazën ligjore ta kthej nga klub sportiv në shesh nëdrtimi. Pa vendimin e tij ne sdo ishim sot këtu. Kërkojmë të dëshmojë Besmir Karanxha aktivist i PS në zgjedhje që paguhet për të hetuar kryetarin e opozitës, oficeri i policisë gjyqësore një aktivist politik. Kërkojmë të pyeten ekspertët që kanë kryer ekspertime për këtë procedim penal”- është shprehur Gjokutaj mes të tjerash duke kërkuar që të shqyrtohen edhe deklaratat e Ramës në kongresin e PS. Versus.al


