Pas denoncimit publik për ndërtimet pa leje në fushën e Thethit, Kryeministri Rama publikoi sot një video live në Facebook që tregon aksionin e IKMT për prishjen e strukturave të paligjshme.
Ai përsëriti akuzat ndaj prokurores Elsa Gjeli, e cila, sipas tij, ka refuzuar të nisë hetimet, duke shpërfillur denoncimin zyrtar të bërë nga Policia e Shtetit.
Postimi i kryeministrit Rama:
Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi
Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shteti.







