Një aksident automobilistik ndodhi në segmentin rrugor Shupenzë–Maqellarë, ku janë përplasur tre automjete, njëri prej të cilëve me targa bullgare.
Raportohet se makina me targa bullgare ishte duke udhëtuar dejtë Tiranës me një familje, ndërsa tre mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, mbeti i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marr ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al

