AKTUALITET /

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës: Po i braktisin njerëzit

Shkruar nga Versus

 

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i

Gjatë meshës së së dielës në Shkodër, famullitari i njohur Dom Vlash Palaj ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër aksioneve të fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, duke kritikuar ashpër sjelljen e autoriteteve.

Në mesazhin e tij, Dom Palaj akuzoi institucionet për mashtrim dhe braktisje të komunitetit lokal, duke theksuar se banorët e Thethit nuk janë kriminelë, por njerëz që kanë ndërtuar me shpresën për të zhvilluar turizmin dhe jetesën në zonën e tyre të izoluar.

Po i mashtrojnë dhe i braktisin banorët e Thethit. Ky nuk është shtet, por një padrejtësi që thellon pabarazinë,” u shpreh ndër të tjera Palaj.

Ai u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve të reflektojnë, veçanërisht për mënyrën se si sillen me njëri-tjetrin në komunitete të vogla, ku besimi, bashkëpunimi dhe solidariteti janë jetikë për mbijetesën.

Deklaratat e forta të famullitarit vijnë në një kohë kur operacionet për prishjen e ndërtimeve në zona turistike kanë shkaktuar reagime të shumta në publik, me ndasi të qarta mes atyre që kërkojnë respektimin e ligjit dhe atyre që mbrojnë interesat e banorëve të zonave të thella malore. /Versus.al

Poll