AKTUALITET /

“Po e bëni si kryeministër në hije”, Haxhia: Ergys Agasi s’është arratisur, po lidh një marrëveshje jashtë shtetit

Shkruar nga Versus
“Po e bëni si kryeministër në hije”, Haxhia: Ergys
Avokati, Maks Haxhia

Maks Haxhia, avokati i biznesmenit të shpallur në kërkim Ergys Agasi, foli për mediat jashtë dyerve të SPAK ku tha se kishte shkuar për të kërkuar vënien në dispozicion të materialeve hetimore për klientin e tij.

Pavarësisht provave të dosjes hetimore të publikuara deri më tani, Haxhia pretendoi se po bëhej një “gjueti shtrigash” ndaj Agasit dhe se ky i fundit nuk kishte lidhje me abuzimet e tenderave tek AKSHI.

Sa i takon venddodhjes së Agasit, Haxhia tha se ai nuk është arratisur, por ndodhet jashtë vendit duke lidhur marrëveshje biznesi.

“Kemi kontaktuar me Prokurorinë e Posaçme për të na vënë në dispozicion atë material hetimor që ia ka vënë në dispozicion medias. Për t’i thënë prokurorisë që para se t’ja japë medias, t’ja japë njëherë personit nën hetim. Për t’i treguar opinionit që është mbarsur me gjueti shtrigash që po shfrytëzohet edhe nga politika duke e pasur Agasin si kryeministër në hije.

Gjë që nuk është aspak e vërtetë, për më tepër edhe kontrolli që është bërë e marrja e instrumenteve të sigurisë krejt arbitrare dhe bërja publike është shkelje flagrante e të drejtave të cilat klienti im do i ndjekë në të gjitha shkallët e gjykimit. Agasi nuk është person i punësuar në shtet apo ka një pozicion të rëndësishëm. Ai ushtron veprimtari biznesi me miq e bashkëpunëtorë. Me aq sa di unë nuk ka në kodin penal ndonjë vepër penale për të cilën akuzohesh për miqësi. Nuk ka asnjë aplikim në tendera të tilla të AKSHI-t sepse në të gjithë veprimtarinë e tij ekonomike, nuk përputhet me AKSHI-n. nuk ka asnjë veprimtari të paligjshme në biznes. Klienti im nuk është larguar, është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje për biznesin e vetë. kur të kthehet do të mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë”- tha avokati mes të tjerash. Versus.al

Poll