AKTUALITET /

Gratë e dyshimta u afrohen fëmijëve në Tiranë? Policia: Janë nga Irani, s’ka rrezik për të miturit!

Shkruar nga Versus

Gratë e dyshimta u afrohen fëmijëve në Tiranë? Policia:

Policia e Shtetit ka reaguar pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendoheshin komunikime të dyshimta mes disa grave të mbuluara dhe të miturve.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e specializuara kanë nisur menjëherë verifikimet dhe hetimet, duke bërë të mundur identifikimin e dy shtetaseve të përfshira në pamjet e publikuara.

Dy gratë, me inicialet M. G. dhe A. G., janë shoqëruar më 21 prill 2026 në ambientet e Tiranë dhe janë marrë në pyetje nga autoritetet për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ato janë shtetase iraniane dhe ndodhen në Shqipëri me leje qëndrimi për arsye humanitare.

Policia sqaron se deri në këtë fazë të hetimeve nuk është konstatuar asnjë veprim i kundërligjshëm ndaj të miturve dhe se nuk ekziston rrezik për sigurinë e tyre.

Materialet i janë referuar Prokuroria e Tiranës për vlerësim dhe vijim të hetimeve./Versus.al

Poll