AKTUALITET /

Policia zbardh detaje nga plagosja e 30-vjeçares në Kamëz: E qëlloi fqinji 73 vjeçar me çifte

Dyshohet se i moshuari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë, por një prej saçmeve ka goditur aksidentalisht të renë, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj.

Shkruar nga Versus
Policia zbardh detaje nga plagosja e 30-vjeçares në Kamëz:  E
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë, por e dyshuar si aksidentale, ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një grua 30-vjeçare është plagosur në fytyrë nga një armë gjahu.

Sipas Policisë së Tiranës, shtetasja E. L. është dëmtuar nga një saçmë gjahu e shkrepur nga fqinji i saj, shtetasi N. Sh., 73 vjeç, banues në Laknas.

Dyshohet se i moshuari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë, por një prej saçmeve ka goditur aksidentalisht të renë, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj.

Pas ngjarjes, 30-vjeçarja është transportuar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar 73-vjeçarin në komisariat dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz

Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.

30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit./Versus.al

 

Tags:

kamez

Poll