AKTUALITET /

Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Shkruar nga Versus

Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një grua në Kamëz,

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht, teksa bashkëshorti i saj dyshohet se ka qenë duke pastruar një armë gjahu.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të plagosurës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.Versus.al

Poll