
Éshtë gjetur trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj i cili prej 29 ditësh rezultonte i zhdukur pasi përfundoi në përroin e fshatit Darsë.
I ndjeri ndodhej në një makinë me drejtues Andi Loshën i cili në gjendje të dehur humbi kontrollin e mjetit duke bërë që të përfundonin në përrua. Losha doli nga përroi dhe u largua në banesë pa i treguar as policisë për ngjarjen pasi kishte qenë në gjendje të dehur.
Por pas verifikimeve u zbulua se ai ishte larguar pa ndihmuar shokun e tij. Për gjetjen e Karajt, ishin angazhuar familjarë dhe ekipe nga Kosova të cilat sollën edhe dronë nënujorë për kërkimet në Mat. Versus.al


