AKTUALITET /

Profesori Lush Susaj në protestë: Studentët janë më të masakruarit në 35 vjet, ka ardhur koha të reagojmë për brezin e ri!

Pedagogu tha se, studentët janë më të masakruarit në 35 vjet ndaj sipas tij, duhet të reagojnë për brezin e ri dhe mos të përsëritet skenari i vitit 1992

Shkruar nga Versus

Profesori Lush Susaj në protestë: Studentët janë më

Profesori Lush Susaj, në universitetin Bujqësor, ishte ndër të parët që mori fjalën në protestën e 17-të qytetare kundër qeverisë që po mbahet para Kryeministrisë.

Pedagogu tha se, studentët janë më të masakruarit në 35 vjet. Ai u bëri thirrje protestuesve të reagojnë për brezin e ri dhe mos të përsëritet skenari i vitit 1992.

“Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për qytetarë të përgjegjshëm. Studentët janë pjesa më delikate dhe e masakruar në 35 vjet! S’ka vend në botë që i ka masakruar shkollat dhe universitetet si Shqipëria! Ju flet një njeri që fëmijën e tij e ka arsimuar në Shqipëri dhe e ndien çdo ditë dhimbjen se do të ikë jashtë. Është koha të reagojmë për brezin e ri dhe mos të mashtrohemi më si më 1992!”, tha profesori Susaj.Versus.al

 

Poll