AKTUALITET /

Gala Dragot merr fjalën në protestën masive në Tiranë: Mos lejoni që lëvizja juaj të dështojë si ajo e studentëve në vitin 2018

Dragot kujtoi gjithashtu pjesëmarrjen e saj në protestat studentore të vitit 2018, duke theksuar se ato kishin ngjallur shpresë të madhe te të rinjtë, por sipas saj nuk arritën të përmbushnin objektivat për shkak të ndërhyrjeve politike

Shkruar nga Versus

Gala Dragot merr fjalën në protestën masive në Tiranë:

Gala Dragot, vajza e artistit Robert Aliaj, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për protestuesit, duke i inkurajuar të rinjtë të vazhdojnë angazhimin e tyre qytetar dhe të mos lejojnë që protesta të humbasë qëllimin e saj.

Duke folur para pjesëmarrësve, ajo tha se edhe pse nuk ka lindur në Shqipëri, është rritur në një familje të lidhur ngushtë me zhvillimet dhe problematikat e vendit.

“Unë jam Gala Dragot, ju kam ndjekur nga Brukseli. Nuk kam lindur në Shqipëri, por jam rritur në një familje shumë të lidhur me problemet e Shqipërisë. Jam shumë e lumtur që jeni të ndërgjegjshëm dhe shprehni atë që ndjeni për të ardhmen që dëshironi”, u shpreh ajo.

Dragot kujtoi gjithashtu pjesëmarrjen e saj në protestat studentore të vitit 2018, duke theksuar se ato kishin ngjallur shpresë të madhe te të rinjtë, por sipas saj nuk arritën të përmbushnin objektivat për shkak të ndërhyrjeve politike.

“Kam marrë pjesë me babain tim në protestat e studentëve në vitin 2018, kur isha 13 vjeçe. Më kujtohet se sa shumë shpresë na jepnin. Por ajo protestë dështoi si pasojë e futjes së rrymave të korruptuara”, tha ajo.

Në përfundim të mesazhit të saj, Gala Dragot u bëri thirrje protestuesve të ruajnë pavarësinë e lëvizjes dhe të mos lejojnë ndikimin e interesave politike.

“Mos i lejoni elementët politikë të dëmtojnë protestën tuaj”, apeloi ajo.

Pjesë nga fjala

Unë jam Gala Dragot, ju kam ndjekur nga Brukseli. Nuk kam lindur në Shqipëri por jam rritur në një familje shumë të lidhur me problemet e Shqipërisë. Jam shumë e lumtur që jeni të ndërgjegjshëm kur thoni ato që ndjeni dhe doni të keni të ardhmen që doni.

Unë kam marrë pjesë me babain tim në protestat e studentëve në 2018 kur isha 13 vjeç. Më kujtohet se na mbushnin me shpresë. Por ajo protestë dështoi si pasojë e futjes së rrymave të korruptuara dështoi.

Mos i lejoni elementet politikë të dëmtojnë protestën tuaj

Poll