AKTUALITET /

"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis: Në Shqipëri po protestojnë kundër një qeverie që nuk mbron interesat e popullit

Salis tha se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar, sipas saj, politika që nuk mbrojnë interesat e popullit dhe që lidhen me çështje të rëndësishme ekonomike e sociale në vend

Shkruar nga Versus

"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/

Eurodeputetja Ilaria Salis ka shprehur mbështetje për protestat qytetare që po zhvillohen në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një shembull të rëndësishëm mobilizimi në mbrojtje të interesit publik.

Salis tha se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar, sipas saj, politika që nuk mbrojnë interesat e popullit dhe që lidhen me çështje të rëndësishme ekonomike e sociale në vend.

“Shqipëria është vërtet një model për Europën këtë javë. Shumë njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar kundër një qeverie që nuk po mbron interesat e popullit. Shqipëria nuk është në shitje”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se protestat përfaqësojnë një përplasje më të gjerë mes interesit publik dhe interesave ekonomike, duke i cilësuar ato si një “betejë për sovranitetin popullor”.

Sipas Salis, ajo që po ndodh në Shqipëri duhet të vëzhgohet me kujdes edhe nga Bashkimi Europian, pasi reflekton, sipas saj, sfida më të gjera mbi demokracinë dhe vendimmarrjen publike.

“Ky është një popull i gjallë, i aftë të mobilizohet për drejtësi dhe liri”, u shpreh eurodeputetja.Versus.al

Poll