AKTUALITET /

Zhdukja e Eglant Koçit, policia dyshon se Armand Shakaj ka ndryshuar pamjen për t'i shpëtuar arrestimit

Hetuesit dyshojnë se i kërkuari ka ndryshuar pamjen e tij fizike, duke prerë flokët dhe hequr mjekrën, si dhe po përdor mënyra të ndryshme maskimi për të shmangur identifikimin

Shkruar nga Versus

Zhdukja e Eglant Koçit, policia dyshon se Armand Shakaj ka ndryshuar

Prej 12 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të 34-vjeçarit Eglant Koçi, ndërsa hetimet e Policisë së Tiranës kanë ngritur dyshime të forta se ai mund të jetë vrarë nga miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i shpallur tashmë në kërkim.

Sipas burimeve hetimore, strukturat policore në të gjithë vendin janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e Shakajt, ndërsa po përdoren metoda speciale hetimi për të rënë në gjurmët e tij.

Zhdukja e Eglant Koçit, policia dyshon se Armand Shakaj ka ndryshuar

Hetuesit besojnë se arrestimi i 41-vjeçarit mund të çojë edhe në zbulimin e vendndodhjes së trupit të Eglant Koçit, i cili dyshohet se është fshehur në periferi të Tiranës. Pavarësisht kontrolleve të shumta në zona urbane, fshatra, terrene malore dhe sipërfaqe të pyllëzuara, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e 34-vjeçarit.

Burime policore bëjnë me dije se Armand Shakaj ka ndryshuar pothuajse tërësisht pamjen e tij për të shmangur identifikimin. Ai dyshohet se ka prerë flokët, ka hequr mjekrën dhe përdor forma të ndryshme maskimi gjatë lëvizjeve.

Po ashtu, hetuesit dyshojnë se i kërkuari po ndihmohet nga persona të afërt për t’u fshehur. Ai raportohet se ka ndryshuar numrin e telefonit dhe pajisjen celulare që përdorte më parë, me qëllim shmangien e lokalizimit nga autoritetet.

Sipas të dhënave paraprake, Shakaj dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e call center-ave dhe dispononte karta SIM me numra të huaj, të cilat mund t’i përdorë për të vështirësuar gjurmimin nga policia.

Ndërkohë, hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e 34-vjeçarit të zhdukur.Versus.al

Poll