
Protesta kundër projektit të Zvërnecit ka shkaktuar jehonë në mediat e huaja të cilat kanë pasqyruar prej disa ditësh pamje nga Tirana ku mijëra qytetarë po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Teksa ka dalë nga takimi me banorët e Zvërnecit mbrëmjen e sotme, një gzetar Italian e ka pyetur direkt mbi mundësinë e investimeve në vend teksa po zhvillohen protesta masive.
I pyetur nëse u gjunjëzohet liderëve të huaj, Rama tha: “Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.”
Gazetari tentoi duke përmendur Donald Trump dhe vajzën e tij, Ivanka, por kryeministri u përgjigj se nuk është gjunjëzuar para tyre.
Intervista e shkurtër
Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri?
Rama: Çfarë?
Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri?
Rama: Pse, çfarë ndodhi?
Gazetari italian: Sepse ka protesta.
Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.
Gazetari italian: Po, a nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak liderëve?
Rama: Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.
Gazetari italian: Po Trump-it?
Rama: Nuk më keni parë ndonjëherë në gjunjë.
Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…

