AKTUALITET /

Protestuesit mblidhen sërish kundër projektit në Zvërnec, marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kundër projektit të resortit në Zvërnec u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar ndalimin e investimit.

Shkruar nga Versus
Protestuesit mblidhen sërish kundër projektit në Zvërnec,
Pamje nga protesta

Protestuesit mblidhen sërish kundër projektit në Zvërnec, marshim drejt Kryeministrisë.

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sërish në protestë kundër projektit për ndërtimin e resortit turistik në Zvërnec. Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit u grumbulluan me pankarta dhe thirrje kundër projektit, përpara se të niseshin në marshim drejt Kryeministrisë.

Gjatë protestës u dëgjuan slogane si “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa protestuesit kërkojnë ndalimin e projektit, duke shprehur shqetësime për ndikimin e tij në mjedis dhe në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Kjo është një nga protestat e radhës kundër investimit të planifikuar në zonë, një projekt që ka nxitur debat të gjerë publik mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij./Versus.al

Poll