AKTUALITET /

Qeni i familjes kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

I vogli ishte duke luajtur kur iu afrua qenit i lidhur pranë një peme, dhe për arsye të panjohura, kafshoi me forcë në qafë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Shkruar nga Versus

Qeni i familjes kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai:

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Zakynthos, ku një djalë 2-vjeçar, me origjinë shqiptare nga babai dhe britanike nga nëna, humbi jetën pas një sulmi të egër nga një qen i familjes, racës PitBull. Sipas raportimeve të ERT Zakynthos, ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së familjes në fshatin Agios Leontas.

I vogli ishte duke luajtur kur iu afrua qenit i lidhur pranë një peme, dhe për arsye të panjohura, kafshoi me forcë në qafë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Djali u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët bënë përpjekje maksimale për ta shpëtuar, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Prindërit, të cilët kanë edhe dy fëmijë të tjerë, ishin larguar për të blerë furnizime për shtëpinë dhe gjatë kthimit, djali u kishte dalë jashtë vëmendjes së tyre.

“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha me zërin që i dridhej.

“Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim . Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.

Autoritetet kanë arrestuar prindërit për vrasje nga pakujdesia dhe hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë. Incidenti ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur pyetje mbi kujdesin dhe mbajtjen e kafshëve të rrezikshme në familje./Versus.al

Qeni i familjes kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai:

 

Poll