AKTUALITET /

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar pas marrëveshjes SHBA-Iran

Sipas ministres, ndërprerja e funksionimit të bordit vjen pas stabilizimit të tregut të hidrokarbureve dhe uljes së luhatjeve të çmimeve të karburanteve

Shkruar nga Versus

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Çmimet e

Qeveria ka vendosur të mbyllë Bordin e Transparencës për hidrokarburet, pas rreth tre muajsh nga krijimi i tij. Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas ministres, ndërprerja e funksionimit të bordit vjen pas stabilizimit të tregut të hidrokarbureve dhe uljes së luhatjeve të çmimeve të karburanteve.

“Kanë qenë disa muaj që ka pasur luhatje të çmimeve të karburanteve dhe prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar. Çmimet e bursës janë stabilizuar”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo bëri të ditur se edhe zhvillimet në planin ndërkombëtar kanë ndikuar në këtë vendim, duke përmendur uljen e pasigurive në situatën gjeopolitike dhe zhvillimet lidhur me tregun energjetik.

“Situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësi. Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe për këtë arsye vendosëm të përfundojmë funksionimin e bordit të karburanteve”, u shpreh ministrja.

Bordi i Transparencës ishte ngritur si një mekanizëm për monitorimin e çmimeve të karburanteve në një periudhë me rritje dhe luhatje të forta në tregjet ndërkombëtare.

Poll