AKTUALITET /

Rikthehet nga e marta vala e dytë e të nxehtit afrikan, korriku mbyllet me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Ditët e fundit të muajit korrik do të karakterizohen nga mot i nxehtë ekstrem, me temperatura që në disa zona pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

Shkruar nga Versus

Rikthehet nga e marta vala e dytë e të nxehtit afrikan, korriku

Një valë tjetër e të nxehtit afrikan pritet të përfshijë Shqipërinë nga dita e martë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ditët e fundit të muajit korrik do të karakterizohen nga mot i nxehtë ekstrem, me temperatura që në disa zona pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

Vapa afrikane pritet të vijojë edhe gjatë ditëve të para të muajit gusht, kur termometri mund të ngjitet deri në 42 gradë Celsius, duke e bërë këtë një nga periudhat më të nxehta të verës.

Për shkak të temperaturave të larta, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të pikut të vapës. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe kufizimi i aktiviteteve fizike në ambientet e hapura.

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat ekstreme rrisin gjithashtu rrezikun e zjarreve në pyje dhe kullota, ndaj qytetarët ftohen të respektojnë rregullat e sigurisë dhe të njoftojnë autoritetet për çdo vatër zjarri të konstatuar./Versus.al

Poll